Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat vaksinale në Maqedoni dhe se interesimi për vaksinim për çdo ditë po rritet.
Deri tani numri i personave që kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 425.422 qytetarë.
Në pikat vaksinale deri dje janë vaksinuar gjithsej 227.963 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 3.278 persona, ndërsa dje janë vaksinuar gjithsej 11.104 persona. Në Maqedoni janë aplikuar 267.167 doza të vaksinave, ndërsa 54.600 janë rivaksinuar.
Me shifrat e fundit, 46 për qind e popullatës mbi 70 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 40 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinimit.
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...