Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për “Fokus”, theksoi se ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski nuk ka keqpërdorur pozitën.
Sipas Zaev, Rashkovski nuk është fajtor për momentin, por do të jetë kur do të dëshmohet dyshimi për keqpërdorim.
“Mua nuk më duhet të pajtohem me prokuroren Ruskovska dhe me atë që thotë ajo. Unë kam pasur qëndrime të ndryshme rreth paraburgimeve për Janakieskit dhe Jankullovskën kur thash se paraburgimi nuk duhet të jetë dënim, por vetëm sigurim i pranisë. Gjithkush që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Por çfarë ndryshon kjo Qeveri? Ligjin vlen për të gjithë dhe askush nuk është i mbrojtur nga ligji, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për sekretarin e Qeverisë, që është një nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt. Kjo më parë nuk mund të paramendohej”, tha Zaev.
Ai shtoi se fjalën e fundit e kanë Prokuroria dhe Gjykata dhe në ai edhe pse nuk pajtohet do të respektojë vendimin.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...