Sipas një raporti, britanikët që do të udhëtojnë në Francë do të duhet të karantinohen për të paktën shtatë ditë dhe të kenë një test negativ për shkak të frikës për përhapjen e variantit indian.
Po ashtu, Franca ka vendosur Mbretërinë e Bashkuar në listën e kuqe, që do të thotë se të britanikët do të karantinohen, do të jenë të mbikëqyrur nga polica dhe do të marrin gjobë nga 1,000 deri në 1,500 euro nëse shkelin rregullat anti-Covid.
Rregullat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi të hënën, kërkojnë një test negativ PCR të paktën 36 orë para mbërritjes në Francë, ose një test antigjen brenda 24 orëve. Rastet me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur përsëri, por incidenca e përgjithshme është e ulët.
Numri i pacientëve të shtruar në spital COVID-19 shënoi nivelin më të ulët që nga shtatori, por rastet e variantit indian janë rritur me shpejtësi. Varianti indian është raportuar në të paktën 17 vende.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri