Google ADS

Kurti: Nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminel lufte

11:39 | 27 Maj 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka folur në Kuvendin e Kosovës lidhur deklarimet e tij në Bruksel, se Ballkani Perëndimor duhet të çlirohet nga kriminelet e luftës që janë në krye të shtetit.

Kurti ka thënë se Serbia por edhe BE-ja e dinë se për kë bëhet fjalë.

Ai ka thënë se beson që nuk ushtarë të UÇK-së që janë kriminel lufte, por kriminelet e luftës nuk ka veç në Serbi.

“Për kriminelet e luftës kam folur disa herë. Serbia e di për kë e kam pasur fjalën, BE-ja e di.

Unë nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminel lufte, por nuk ka vetëm në Serbi, ka ne veri të Mitrovicës, ndoshta ka edhe në Mal të Zi. Unë kamë folur për krejt Ballkanin.

Nuk e di pse ka nevojë për shpije ose paragjykime”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme