Ish-presidenti jugafrikan akuzohet se ka marrë mito mbi 700 herë

11:33 | 27 Maj 2021
A. B.

Ish-presidenti jugafrikan, Jacob Zuma, kishte marrë mito mbi 700 herë para se të bëhej President, kanë bërë të ditur sot gjykatësit në fillim të seancës gjyqësore ndaj ish-liderit i cili po gjykohet për rastet e korrupsionit.

Zuma president i vendit më të zhvilluar ekonomik në Afrikë nga periudha 2009 deri më 2018, akuzohet për një sërë rastesh të korrupsionit, reket, mashtrim, shmangie tatimi dhe shpëlarje parash, shkruan ‘Reuters’ transmeton portali arbresh.info

Përveç tjerash, ai akuzohet se ka marrë mito – përkatësisht para të thata nga kompani të ndryshme. Por, Zuma ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të, duke pretenduar se gjykimi kundër tij po bëhet për motive politike.

https://www.reuters.com/world/africa/safricas-ex-president-zuma-appears-court-corruption-plea-2021-05-26/

E nëse dënohet, 79-vjeçari do të mund të qëndroj prapa grilave deri në 25 vite.

Ndryshe, sot Zuma kërkoi tërheqjen e gjyqtarit që trajton rastin e tij. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme