Samiti BE-SHBA do të mbahet më 15 qershor

09:49 | 27 Maj 2021
Përparim Bublaku

Samiti midis Bashkimit Evropian (BE) dhe SHBA-së do të mbahet në Bruksel më 15 qershor, njoftoi Shërbimi i Jashtëm Evropian i Veprimit (EEAS).

Një deklaratë e përbashkët me Departamentin amerikan të Shtetit u lëshua pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të EEAS, Stefano Sannino, dhe zv/sekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman.

Sannino dhe Sharman e quajtën samitin e ardhshëm “si një hap të rëndësishëm në partneritetin e rigjallëruar transatlantik”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të presin Presidentin e SHBA-së Joe Biden në Bruksel.

Biden do të marrë pjesë në një samit të udhëheqësve të NATO-s në Bruksel një ditë më parë, transmeton Anadolu Agency .

Udhëheqësit pritet të zhvillojnë bisedime mbi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe ndryshimit të klimës, tregtisë dhe politikave rregullatore, si dhe çështje të ndryshme të politikës së jashtme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme