Mbrëmë, më 26 maj, ka ndodhur një përleshje në Fushë Kosovë.
Sipas Raportit të Policisë, katër persona janë arrestuar nga kjo ngjarje, shkruan arbresh.info.
Njëri nga të dyshuarit ka qëlluar më armë zjarri, duke lënë të plagosur 2 persona, ndër ta edhe vëllain e tij./arbresh.info/
Raporti:
“Fushë Kosovë 26.05.2021-22:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.”
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës