Një studim i kryer nga Universiteti i Uashingtonit në St Louis ka dalë në përfundimin se personat që e kanë kaluar koronavirusin me simptoma të lehta kanë antitrupa gati një vit pas shërimit.
Ky studim rrëzon pretendimet e mëparshme, sipas të cilave antitrupat mund të largoheshin në një periudhë më të shkurtër kohe. Studimi ka dalë në përfundimin se qelizat imune në palcën e kockave vijojnë të krijojnë antitrupa edhe pas rënies së nivelit të antitrupave në gjak.
Rezultatet tregojnë se pacientët kishin antitrupa deri në 11 muaj pasi kishin kaluar Covid-19, ekipi që mori pjesë në studim tha se antitrupat mund të qëndrojnë edhe për të gjithë jetën te këta pacientë.
“Vjeshtën e kaluar, pati raportime se antitrupat ndaj koronavirusit mund të largoheshin në një periudhë të shkurtër pas infektimit. Megjithatë, ky ka qenë një keqinterpretim i të dhënave. Niveli i antitrupave ulet, por nuk zbresin në zero, ata qëndrojnë inaktivë. Ne zbuluam qeliza që prodhojnë antitrupa edhe 11 muaj pas simptomave të para. Këto qeliza do të jenë aktive dhe do të prodhojnë antitrupa gjatë gjithë jetës. Kjo është një provë e fortë për një imunitet afatgjatë”, u shpreh Doktor Ali Ellebedy, autori kryesor i këtij studimi, i cili u publikua në revistën “Nature”.
77 ishin personat që u studiuan. Kryesisht, ata ishin me simptoma të lehta, ndërsa vetëm 6 prej tyre ishin shtruar në spital. Atyre ju morën mostrat e gjakut çdo 3 muaj. Në muajt e parë, niveli i antitrupave u ul, megjithatë ato nuk u zhdukën, por u bënë inaktive.
Shkencëtarët zbuluan qelizat imune deri në 11 muaj pasi pacienti ishte infektuar. Ndërkohë, 18 personave iu mor palca e kockave 8 muaj pas infektimit, ndërsa 5 të tjerë dhanë mostra edhe 4 muaj më vonë. Mostrat u krahasuan me ato të marra nga 11 persona që nuk ishin infektuar me koronavirus.
Rezultatet treguan se 15 pacientë kishin qeliza në palcë që prodhonin antitrupa edhe 11 muaj pas infektimit me Covid-19. Ndërkohë, asnjëri nga 11 personat që nuk ishin infektuar nuk kishte qeliza imune./Express/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media