Ndiqeni mëposhtë hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj pije që e ndihmon trupin të largoje bakteret, stimulon sistemin tretës, nxjerr toksinat nga trupi dhe mban pehashin e balancuar.
Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme, shkruan AgroWeb.
Për të ulur këtë ndjesi e bashkë me të edhe peshën e tepërt ju mund të zgjidhni një sërë mënyrash, por është e rëndësishme që të mund të zgjidhni atë të duhurën për ju.
Një gotë e freskët çdo mëngjes e cila ju ndihmon me të gjitha këto probleme mund të themi se është zgjidhja.Tonikët janë gjithnjë të mrekullueshëm për trupin dhe kryejnë shumë funksioni duke ju kënaqur edhe me shijen e veçantë.
Përbërësit
Lëngu i gjysmë limoni1 fetë xhenxhefil1 lugë gjelle uthull molle300 ml ujë i nxehtë
Përgatitja
Për të përgatitur këtë tonik rruga që duhet të ndiqni është shumë e thjeshtë.Mjafton të përzieni në një shishe apo gotë të madhe të gjithë përbërësit e përmendur mësipër.Tundeni mirë shishen ose përziejeni mirë të gjithë përbërjen e më pas lëreni në frigorifer përgjatë natës.Çdo mëngjes sapo të zgjoheni pijeni të gjithë lëngun e freskët që keni përgatitur.Këtë kurë pastruese natyrale përdoreni për të paktën dy javë.Atë mund ta konsumoni menjëherë në mëngjes ose përgjatë ditës pak nga pak, duke u siguruar që të qëndrojë i freskët
Stavileci: Dogana do të tejkalojë vitin e kaluar për të hyra...
Dhjetë gabime që ndikojnë në gjumin tonë dhe si t’i sh...
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...