Përfundon pjesa e parë, Villarreal po fiton ndaj Man Utd

22:25 | 26 Maj 2021
Arditë Shkodra

Pas 45 minutave, Villarreal është duke e mundur Manchester United me rezultat minimal 1-0.

Gerard Moreno hapi serinë e golave në minutën e 29-të, pas një asistimi nga Dani Parejo, raporton lajmi.net.

Në këtë pjesë të parë, “Djajtë e Kuq” ishin skuadër më e mirë, por jo efektive sa “Nëndetësja e Verdhë”.

Moreno është lojtari i parë që shënon 30 gola në një sezon me Villarrealin, pas Giuseppe Rossi in 2010/11 (32).

Ky rezultat do t’i shpallte Villarrealin fitues të Ligës së Evropës për herë të parë në historinë e klubit.

Të ngjashme