Belgjika ka pezulluar vaksinimin e qytetarëve me “Johnson&Johnson” për personat nën 41 vjeç kjo pasi një grua vdiq pasi u vaksinua.
“Konferenca Ndërministrore ka vendosur të pezullojë përkohësisht vaksinimin për qytetarët nën moshën 41 vjeç derisa të arrijë një analizë më e detajuar e përfitimeve dhe rreziqeve të EMA (Agjencia Evropiane e Barnave)”, thanë autoritetet e shëndetit publik në një deklaratë, shkruan ‘Reuters’ transmeton arbresh.info
Një grua nën moshën 40 vdiq në 21 maj. Ajo më parë ishte shtruar në spital për një rast të rëndë të trombozës dhe mungesës së trombociteve, thuhej në deklaratë.
Ajo u vaksinua përmes punëdhënësit të saj dhe jashtë fushatës zyrtare belge të vaksinimit. /arbresh.info/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...