Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, me ç’rast kanë diskutuar për rrjedhat e gjithmbarshme politike në vend, punët dhe prioritetet e Legjislaturës VIII, si dhe për çështjet që lidhen me bashkëpunimin dypalësh dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Në këtë kontekst, pasi vlerësoi lart kontributin e Bashkimit Evropian, kryekuvendari Konjufca e njoftoi ambasadorin Szunyog lidhur me zhvillimet e fundit të punës së Kuvendit në zbatimin e obligimeve ligjore për Programin Legjislativ 2021, draftimin e rregullores së re të Kuvendit, e po ashtu edhe për objektivat dhe planifikimet që pritet të jetësohen në punën e Legjislaturës VIII.
Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog nga ana e tij falënderoi kryekuvendarin Konjufca për frymën bashkëpunuese dhe njëherësh rikonfirmoi gatishmërinë në dhënien e ndihmës së ekspertizës dhe asistencës teknike për Kuvendin e Kosovës.
Në takim, veç tjerash, u diskutua edhe për procesin e reformës zgjedhore dhe plotësim-ndryshimin e kornizës ligjore përkatëse, që parashihet në dokumentet strategjike të vendit në procesin e integrimit evropian, siç janë Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – PKZMSA dhe Agjendës për Reforma Evropiane II – ERA II.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët evropiane, si dhe për avancimin e legjislacionit dhe sundimin e ligjit. /arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri