Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë nga Viena, Mizutani Akira si dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.
Ambasadori Mizutani ritheksoi përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës. Ai vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të shtohet në të gjitha fushat dhe përmendi rëndësinë e emërimit të ambasadorit të Kosovës në Japoni.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës si para ashtu dhe pas pavarësisë së vendit.
Ai bëri ftesë për Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë për vizitë në Republikën e Kosovës.
U bisedua për situatën aktuale në përballje me COVID-19 dhe u vlerësua ndihma e Japonisë e dhënë përmes grantit për adresimin e pandemisë. Palët u pajtuan për rëndësinë dhe hapat konkretë për organizimin e përbashkët të seminarit virtual të biznesit këtë vjeshtë për të tërhequr investitorët japonezë./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...