Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Dushko Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se në kartelat për pagesat rrugore për turistet serb do të ketë nga 760 denarë, qa sa kushton kalimi transit në korridorin 10 nëpër Maqedoninë e Veriut.
Arsovski tha se vendimi është marrë pas analizave në vitet e fundit, por duke pasur parasysh faktin se vitin e kaluar për shkak të pandemisë kufijtë kanë qenë të mbyllur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Krahasimi është bërë me vitin 2019, në të cilin kishte të ardhura rekord nga mbledhja e taksave rrugore dhe në të cilën tranzituan pothuajse numra rekord të automjeteve me turistë. Pra, për sa i përket numrit, ajo analizë është nxjerrë prej andej dhe është arritur ky numër prej 200,000 kartelash. Në lidhje me përpunimin e kartelave, është angazhuar Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore”, tha Arsovski.
Kartelat do të jenë elektronike dhe dedikohen për turistët nga Serbia të cilët do të tranzitojnë në Korridorin 10, përmes vendkalimit kufitar “Tabanoc”, gjatë sezonit të verës në periudhën nga 15.06.2021 në 15.08.2021.
172,000,000 denarë do të ndahen për blerjen e kartelave. Qeveria informoi se pas përfundimit të projektit, në rast se nuk përdoren fondet, ato do të kthehen në buxhetin e shtetit./Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...