Kurti viziton MSh-në, informohet për procesin e vaksinimit

14:43 | 26 Maj 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, ku është takuar me ministrin Arben Vitia dhe stafin e ministrisë.

Sipas komunikatës së MSh-së, në takim Kurti u njoftua për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19.

 

“Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren”.

“Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përpalljen me COVID-19”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme