Google ADS

Pendarovski: Me Bullgarinë duhet të bisedojmë për çështjet më të vështira që momentalisht na ndajnë

14:34 | 26 Maj 2021
A. B.

Presidenti Stevo Pendarovski sot dha deklaratë para udhëtimit të përbashkët me kolegun bullgar, Rumen Radev, në Vatikan për të shëruar Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit.

Sipas presidentit Pendarovski, të gjitha problemet do të tejkalohet dhe këto çështje të vështira në të ardhmen do të shërbejnë për përafrim.

“Nevojitet të kemi rindërtim të besimit me Bullgarinë si miq dhe të bisedojmë edhe për çështjet më të vështira që për momentin na ndajnë. Shpresoj se në të ardhmen këto çështje do të na përafrojnë”, tha Pendarovski.

Ndryshe, Radev u shpreh se udhëtimi i përbashkët me presidentin Pendarovski dhe shënimi i Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit është mundësi e shkëlqyer për rinisjen e dialogut mes dy vendeve./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme