Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth, kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një postim në mediat sociale Roth shprehet se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet.
Më tej shefi i diplomacisë së Gjermanisë shprehet se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe BE duhet të veprojë tani.
“Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane, të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, është ky reagimi i Roth.
Ky reagim vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pritje të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare./tvklan
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...