Google ADS

Shkarkimi i presidentit Meta do të votohet në parlament me 10 qershor

12:34 | 26 Maj 2021
A. B.

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.

Gazetari Muhamed Veliu raportoi se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor. /TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme