Takohen Kurti e Abdixhiku, diskutojnë për temat e interesit nacional

11:10 | 26 Maj 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në objektin e Qeverisë, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim mbahet pas ftesës që Kurti u kishte dërguar liderëve të partive opozitare, për të diskutuar dhe koordinaur për temat e interesit nacional,raporton arbresh.info.
Abdixhiku ishte i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dhe Florian Dushi.

Kurti të martën ka zhvilluar takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa që ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar ftesën për takim. /A.Z/./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme