Shkëmbim me armë zjarri në Prizren, një person ka mbetur i lënduar

11:08 | 26 Maj 2021
Arbresh.info

Ditën e djeshme, më 25 maj, ka ndodhur një mosmarrëveshje në Komunën e Prizrenit, që ka çuar deri tek përdorimi i armëve të zjarrit, shkruan arbresh.info.

Nga Raporti i Policisë, mësohet se si pasojë e shkrepjes së armës, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë për të marrë trajtim mjekësor.

Arma është konfiskuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Raporti:

“Prizren, 25.05.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme