Kur vjen koha për të larë rrobat, gjëja më e lehtë për të bërë është të hedhësh gjithçka në lavatriçe dhe t’i harrosh deri sa të përfundojnë.
Sigurisht, të gjithë e dimë që kjo metodë nuk funksionon për çdo artikull pasi duhet t’i ndajmë në vartësi të ngjyrave. Por mund të habiteni kur mësoni se duhet të lajmë edhe peshqirët e kuzhinës dhe banjës në ngarkesa të ndara.
Një studim i botuar në Food Protection Trends shikoi nivelet e baktereve që gjenden në 82 peshqirë dore të përdorur rreth kuzhinës. Rreth 89 për qind e tyre përmbanin baktere Coliform dhe 25.6 për qind kishin gjurmë të E. coli. Pra, është e sigurt të thuash që peshqirët e kuzhinës nuk janë saktësisht të pastër.
Bakteret grumbullohen me kalimin e kohës, kështu që nëse nuk po i lani shpesh, duke i hedhur në lavatriçe me peshqir banje ose rroba të tjera krijoni një situatë ku ndotja e kryqëzuar mund të ndodhë lehtësisht.
Përveç larjes së peshqirëve veç e veç, larja e tyre siç duhet është një tjetër çelës i rëndësishëm për t’i mbajtur të pastra.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...