Një i ri palestinez u qëllua sot për vdekje nga forcat izraelite në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor nën okupim.
“Një ushtar izraelit hapi zjarr mbi Ahmed al-Fahed në qytetin Umm Al-Sharayet, afër Ramallahut, duke e vrarë atë në vend”, tha zëdhënësi i grupit Fatah, Munir al-Jaghoub.
Mbetet e paqartë pse forcat izraelite hapën zjarr mbi palestinezin e ri ndërsa ushtria ende nuk ka lëshuar njoftim.
Dëshmitarët okularë më herët theksuan se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti palestinez në qytet dhe vranë një palestinez.
Të paktën 284 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës nga ushtria izraelite që nga prilli lidhur me një vendim të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar.
Po ashtu 13 izraelitë u vranë nga raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës. Luftimet më të ashprat në vite, u ndalën të premten nën një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti./aa/
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...