Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

20:09 | 25 Maj 2021
L G

Prishtina Weather ka dalë me parashikim të motit për dy ditët në vijim. Parashihet që të ketë temperatura të larta, ndërkohë që pasditen e së enjtes do të ketë rrebesh shiu dhe bubullima.

26.05.2021 – Vranësira dhe intervale me diell.  Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.  Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 8C deri 18C.  Do të fryjë mesatare nga verilindja 3-10m/s.  Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekspozim minimal ndaj rrezeve të diellit.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

27.05.2021 – Fillimisht kryesisht me diell.  Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.  Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes.  Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme