Google ADS

Jennifer Lopez shihet duke dalë nga palestra me të dashurin e ri, Ben Affleck

18:19 | 25 Maj 2021
A. B.

Ylli botëror, Jennifer Lopez është duke shijuar një romancë të vjetër me Ben Affleck.

E si gjithmonë, JLo po kujdeset për linjat e saj trupore, teksa u pa duke dalë nga palestra, shkruan portali arbresh.info

JLo dhe partneri i saj i ri, Ben Affleck, vizituan së bashku palestrën në Miami. Jennifer e kishte bërë rutinë palestrën bashkë me Alex Rodriguez gjatë lidhjes së tyre katër vjeçare.

Tani, ajo po ushtrohet bashkë me Ben në vendlindjen e A-Rod.

Ben dhe Jennifer e kanë rindezur romancën e tyre së fundi, madje ishin bashkë për fundjavë në Miami dhe pothuajse e bënë publike lidhjen e tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme