Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në Samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel deklaroi tha se në gjysmën e dytë të qershorit pritet përparim në çështjen e rrugës evropiane dhe nisje të bisedimeve në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por dialogu është niveli më i lartë mes Sofjes dhe Shkupit dhe kjo duhet të vazhdojë sa më shpejt.
“Unë në mënyrë të qartë e thash qëndrimin bullgar. Bullgaria është mbështetësi më i madh i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bullgaria është miku më i madh i Maqedonisë së Veriut, por rruga deri në perspektivën e tyre evropiane kalon nëpër Sofje dhe kjo duhet të jetë e qarë”, tha Radev.
Sipas tij, udhëheqësia politike në Maqedoni “duhet të stimulohet dhe të kërkojë dialog” me Bullgarinë.
“Po, mbështetja e BE-së është e rëndësishme, por më e rëndësishme është përkrahje e Bullgarisë, dhe për të ndodhur kjo, duhet të ulemi në mënyrë të qetë në tryezë dhe sinqerisht të precizojmë problemet mes neve dhe si mund të zgjidhen”, tha Radev./Telegrafi/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen