Google ADS

Maignan do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Milanin

18:00 | 25 Maj 2021
A. B.

Milan ka përgatitur ofertë pesë vjeçare për portierin e Lille Mke Maignan me vlerë 2.5 milionë euro plus bonuset.

MilanNews raporton se Maignan ka kompletuar testet mjekësore në La Madonnna këtë mëngjes dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Rosonerët.

Portieri francez mund të arrijë në 3 milionë euro në sezon duke përfshirë bonuset, pasi Milani ka përgatitur një marrëveshje me vlerë 2.5 milionë euro plus bonuse për 25-vjeçarin.

Maignan u bashkua me Lille në gusht të vitit 2015 dhe është bërë pike kyçe e Lille gjatë dy sezoneve të fundit.
Portieri mbajti 21 herë portën e paprekur në Ligue 1 gjatë sezonit 2020-21, duke ndihmuar klubin t’i jepte fund dominimit të Paris Saint-Germain në elitën e futbollit francez. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme