Google ADS

Gërvalla: Nuk do të ikim nga dialogu me Serbinë

11:34 | 25 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Qeveria nuk do të ikë përgjegjësin nga dialogu me Serbinë.

Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se për këtë proces do të përgatiten mirë në bashkëpunim edhe me parlamentin, por s’do të ikin nga ky proces, raporton arbresh.info.

Gërvalla ka thënë se Kosova ka ë gjitha argumentet në anën e saj.

Kjo Qeveri nuk do ti ikë normalizimit me Serbinë. Kosova ka të gjitha argumentet në anën e saj. Ne do të përgatitemi mirë në bashkëpunim me parlamentin, por nuk do t’i ikim kësaj”, tha Gërvalla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme