Hoxhaj vazhdon kritikat kundër Kurtit

09:35 | 25 Maj 2021
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar qeverinë aktuale, konkretisht raportin që Kosova ka me Shqipërinë së fundmi, shkruan arbresh.info.

Sipas Hoxhajt, kryeministri Kurti, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re./arbresh.info/

Postimi i plotë:

“Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme