PSK e quan poshtëruese ndihmën që Beogradi u bëri serbëve të Kosovës

23:33 | 24 Maj 2021
Arbresh.info

Partia e serbëve të Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me ndihmën që qeveria e Serbisë u bëri sot serbëve të Kosovës.

Sipas tyre, kjo ndihmë është një nënçmim që iu bë këtyre të fundit, duke e shpërfillur “luftën e tyre në këtë zonë” më shumën prej 100 eurosh, shkruan arbresh.info.

Në postimin e tyre, ata vazhdojnë të jenë edhe më të ashpër, duke e quajtur ndihmën nga qeveria serbe si një poshtërim dhe abuzim “i drejtuar nga Aleksandar Vuçiq dhe qeveria kukull e Ana Brnabić”.

Në fund, Partia e serbëve të Kosovës, i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë që të eliminojë kartelin mafioz të krijuar nga Aleksandër Vuçiq dhe Partia Progresive Serbe, të cilët, sipas tyre, qysh në periudhën e mëparshme e madje edhe sot, u kanë shkaktuar dëme serbëve të Kosovës dhe interesave të shtetit serb./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme