Arrestimi i gazetarit bjellorus, reagon Merkel

23:27 | 24 Maj 2021
Trina Galanxhi

Kancalerja gjermane Angela Merkel, ka reaguar në lidhje me rastin e ditës së djeshme në Minsk ku u arrestua gazetari Roman Protasevich.

Sipas mediave të huaja, gjatë rrugës së saj për në samitin e Këshillit Europian në Bruksel, Merkel bëri thirrje për sanksione të mëtejshme kundër zyrtarëve Bjellorusë dhe ndalim të fluturimeve.

Mësohet se veprimet e autoriteteve të Bjellorusisë i ka quajtur pa precedentë dhe të pa pranushme.

“Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim. Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e fluturimit Ryanair janë plotësisht të papranueshme”, tha Merkel.

Gazetari Roman Protasevich u arrestua në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Bjellorusia lëshoi alarm se në bordin e avionit Ryanair kishte lëndë shpërthyese, por qëllimi ishte kapja e gazetarit i cili ishte dënuar me vdekje, pasi kishte dalë kundër Lukashenkos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme