Pas uljes së detyruar të një avioni udhëtarësh të linjës Ryanair në Bjellorusi dhe arrestimit pasues të një kritiku të qeverisë, Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen foli për një “rrëmbim”. “Ata që janë përgjegjës për rrëmbimin e Ryanair duhet të sanksionohen,” shkroi von der Leyen në Twitter. Ajo gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të blogerit dhe gazetarit Roman Protaseviç. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të diskutojnë si të veprojnë në samitin e tyre të posaçëm sot në Bruksel.
Për shkak të shtypjes së vazhdueshme të lëvizjes së demokracisë në Bjellorusi, BE tashmë ka vendosur sanksione kundër sundimtarit Lukashenko, ndër të tjera, vitin e kaluar. BE nuk e njeh atë si president.
Organizata “Reporterët pa Kufij” shprehu tronditjen e saj për uljen e detyruar të aeroplanit në kryeqytetin bjellorus Minsk. Në një deklaratë, Reporterët pa Kufij bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit dhe blogerit opozitar bjellorus Protaseviç . Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë arbitraritet të shtetit në mënyrën më të fortë të mundshme. Ta detyrosh një avion të bëjë një ulje të paplanifikuar për të arrestuar një gazetar dhe bloger shënon një përshkallëzim ekstrem në krimet nën regjimin e Lukashenkos, shkruajnë Reporterët Pa Kufij. Ajo që është e nevojshme është një sinjal i unifikuar dhe i qartë nga e gjithë BE, për shembull përmes sanksioneve të mëtejshme kundër udhëheqjes në Minsk, shkruhet më tej.
Ryanair: një akt i piraterisë ajrore
Linja ajrore Ryanair tani ka publikuar dy deklarata: një të përgjithshme, e cila përshkruan në anglisht një “devijim” të avionit dhe ngjarjet përshkruhen shkurtimisht – pa përmendur arrestimin. Në një deklaratë të dytë (“deklarata e aktualizuar”), qasja e autoriteteve bjelloruse dënohet si “unlawful”, domethënë si e kundërligjshme. Tani flitet për një akt të piraterisë ajrore, me të cilin po merren tani BE dhe NATO.
BE kërcënon me sanksione
Bashkimi Evropian gjithashtu e dënoi uljen e detyruar dhe kërcënoi për sanksione kundër atyre që janë përgjegjës. Incidenti duhet të çojë në një hetim ndërkombëtar, tha i Ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme Borrell.
Polonia bëri thirrje për pezullimin e të gjitha lidhjeve të fluturimit midis vendeve të BE dhe Bjellorusisë. Ajo do ta bëjë këtë propozim në samitin e BE, tha kryeministri Morawieck.
Rrjedha e ngjarjeve
Dje Bjellorusia kapi një avion civil në itinerarin nga Greqia për në Lituani me një avion luftarak bjellorus dhe e devijoi atë në Minsk. Pas uljes, u arrestua Roman Protaseviç dhe e dashura e tij, e cila ndodhej gjithashtu në bord. Sipas informacionit nga Lituania, në Minsk mbetën gjithsej pesë persona. Ka mundësi që në bordin e avionit të Ryanair ndodheshin edhe agjentë të shërbimit sekret bjellorus.
Qeveria në Minsk e hapur për hetim
Qeveria bjelloruse u tregua e gatshme për një hetim ndërkombëtar mbi incidentin. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme siguroi “transparencë të plotë”. Po të jetë nevojshme, Bjellorusia është e gatshme të presë ekspertë dhe të zbulojë informacione, në mënyrë që të shmangë akuzat.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi mbrojti veprimet e autoriteteve. Masat ishin plotësisht në përputhje me rregulloret ndërkombëtare. Ai hodhi poshtë kritikat nga BE si politizim të qëllimshëm. Ministria e Punëve të Jashtme nuk e përmendi gazetarin e arrestuar Protasevich në komunikimin e saj. Lideri bjellorus Alexander Lukashenko kishte shpallur për të urdhër arresti ndërkombëtar.
Ndërpritet hipja e pasagjerëve të Lufthansas
Autoritetet bjelloruse ndërprenë hipjen në avion të pasagjerëve të Lufthansa-s sot në aeroportin e Minskut, duke përmendur shqetësime të sigurisë. Lufthansa e konfirmoi këtë për agjencinë gjermane të shtypit, dpa. Para nisjes, të gjithë pasagjerët duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të ri të sigurisë./dw/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës