Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe zëvendës President i Partisë Socialdemokrate zvicerane, Cédric Wermuth.
Deputeti Wermuth e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën dhe për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
Po ashtu në takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për situatën e gjithmbarshme në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj