Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurz tha se me Lajçakun kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Kënaqësi të bisedoja me Miroslav Lajçak. Ne diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe nevojën për të filluar negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Kancelari austriak ia ka konfirmuar ndërmjetësuesit të BE-së në dialogun Kosovë – Serbi mbështetjen e vendit të tij drejt përspektives evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lajçak pati një varg vizitash ditëve të fundit, përfshi edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përgjatë darkës informale të organizuar në Bruksel.
Ai tha se bisedoi me kreun e ekzekutivit për rifillimin e dialogut.
Always good to see @MiroslavLajcak. We discussed the Belgrade-Pristina dialogue & the need to start accession negotiations with #NorthMacedonia & #Albania as soon as possible. I reaffirmed #Austria’s strong commitment to the Western Balkans and the region’s European perspective. pic.twitter.com/7PkN1TIhn5
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) May 24, 2021
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...