Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim virtual me përfaqësuesit nga INL- Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, z. Jorgan Andreës- zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit, z. NIcholas Giacobbe – ushtrues i detyrës së shefit të misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, dhe z. Shaën Ëaddoups – Drejtor i Programit INL për Kosovë.
Ky takim pati për qëllimi shpalosjen e aktiviteteve të Ministrisë së Drejtësisë, dhe shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit dhe mbështetjes në sektorin e sundimit të ligjit.
Ministrja potencoi reformën në drejtësi, si domosdoshmëri të institucioneve të Republikës, përshirë rishikimin funksional, vettingun, kompletimin e pakos ligjore anti-korrupsion dhe zbatimin më të efektshëm të saj, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe dhunën në familje.
Jorgan Andreës, vlerësoi prioritetet e Ministrisë, në veçanti çështjet e sundimit të ligjit dhe dhunës në familje, të cilat sipas z. Andreës, janë prioritet gjithashtu edhe për ata.
Përtej kësaj, z. Andreës, shtoi se është e rëndësishme të adresohen çështjet që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe rëndësinë e forcimin e institucioneve, si veprim drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.
Nga të dy palët, u shpreh vullnet për bashkëpunim në adresim të sundimit të ligjit dhe luftim ndaj korrupsionit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...