Kurti priti në takim deputetin zviceran, diskutojnë për mërgatën e Kosovës

17:21 | 24 Maj 2021
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim miqësor, Cédric Wermuth, bashkëpresident i Partisë Socialdemokrate në Zvicër.

Wermuth e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive të reja, pas zgjedhjeve parlamentare. Ai theksoi mbështetjen për planet dhe synimet e qeverisë dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për Qeverinë e Kosovës.

Temë bosht e takimit ishte mërgata e Kosovës në Zvicër dhe rëndësia e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendit tonë. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

U bisedua për Grupin e Miqësisë Kosovë – Zvicër dhe Wermuth u shpreh i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi deputetin zviceran për urimet dhe angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme