Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeçare kundër COVID-19.
Ai ka thënë se deri tani janë vaksinuar mbi 57 mijë persona në vend, derisa sot kanë filluar të marrin edhe dozën e dytë punëtorët shëndetësorë nga Kosova në Shqipëri.
“Siç e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha 65 vjeç e mbi, ku deri më tani janë vaksinuar mbi 200 persona, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 57 mijë të vaksinuar. Ajo që vlen të ceket është që nga ora 12:30 e tutje i gjithë personeli shëndetësor që kanë marrë vaksinën apo dozën e parë në Kukës do të marrin dozën e dytë sot në sallën ‘1 Tetori” dhe që kanë të ndarë kohën e tyre sipas emrit dhe mbiemrit ku nga 300 profesionistët presim që t’i kryejmë me rregull”, tha Bardhi.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës