13 vjeçarja zhduket në Klinë, “nuk është hera e parë”

12:39 | 24 Maj 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se një vajzë e mitur është zhdukur.

Largimi i 13 vjeçares në mesditën e 21 majit në fshatin Klinafc të Klinës, është raportuar nga babai.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeçare ka dal nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer. Sipas ankuesit, nuk është hera e parë që e njëjta largohet nga shtëpia”, bënë të ditur policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme