Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 Qershor, Edith Harxhi në një reagim në rrjetet sociale e cilësoi akt të rëndë përjashtimin e 4 kandidaturave të tjera nga Kryesia. Në veçanti, Harxhi u ndal tek përjashtimi i i Ibsen Elezit, një prej kandidatëve të Grupit për PD-në, ku bën pjesë dhe vetë Harxhi. Skualifikimin e tij ajo e quan të pajustifikueshëm dhe të rëndë.
“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kukësit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual”, shkruan Harxhi.
Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj janë zyrtarisht 4 kandidatët që do të konkurrojnë për të drejtuar Partinë Demokratike në vitet në vijim.
Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur pasditen e kësaj të diele diskutoi dhe miratoi emrat e 4 kandidatëve që plotësojnë kriteret statuore për të qenë pjesë e garës për drejtuesin e ri të kësaj force.
Ndërkohë Kryesia përjashtoi nga konkurrimi 4 kandidatë të tjerë, përfshi këtu edhe Ibsen Elezin. Mësohet se skualifikimi i tij është bërë pasi ka mbajtur qëndrime kundër interesit të partisë./tvklan.al/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje