Google ADS

Tragjedia në Itali: Shuhet familja 5 anëtarëshe, viktima më e vogël 2 vjeç

00:07 | 24 Maj 2021
Trina Galanxhi

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pas rënies së kabines së teleferikut afër liqenit Maggiore në Italinë veriore.

Sipas mediave italiane, vetëm një fëmijë ka mbijetuar, por edhe ai është në gjendje të rëndë për jetën, transemton portal arbresh.info

Dy fëmijë ishin në gjendje kritike pas aksidentit dhe u dërguan në një spital në Torino. Një fëmijë pesë vjeçar pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe fraktura të këmbës, ndërsa një fëmijë nëntë vjeç humbi jetën pasi u tranferua në njësitë e kujdesit intensive.

Corriere della Sera shkruan se kabina ra në një nga pikat më të larta të mundshme. Spekulohet se ajo ishte rreth 20 metra e lartë. Aksidenti ndodhi kur kablli mbajtës u lëshua, në një kohë kur kabina pothuajse kishte arritur në majë. Ajo u përplas në pyll dhe goditi një pemë.

La Repubblica shkruan se teleferiku ishte mbyllur në vitin 2014 për shkak të riparimeve të mëdha që kushtuan rreth 4 milion euro.

Corriere della Sera shpalli emrat e viktimave të tragjedisë së sotme. Këto janë: Amit Biran (30), Tal Peleg (26), Tom Biran (2), Barbara Cohen Konisky (71), Itshak Cohen (81), Mohammadreza Shahaisavandi (22), Serena Cosentino (27), Silvia Malnati), Alessandro Merlo (29), Vittorio Zorloni (54), Elisabetta Persanini (38), Angelo Vito Gasparro (45) dhe Roberta Pistolato (40).

Mes viktimave ka italianë, por edhe turistë të huaj. Sipas Corriere, viktimat vijnë nga pesë familje, dy prej të cilave jetonin në Lombardi, një në Rumani dhe një në Kalabri.

Viktima më e re është djali dy vjeçar Tom Biran i cili jetonte në Pavia me prindërit e tij Amit Biran dhe Tal Biran, të cilët gjithashtu vdiqën në tragjedi. Familja është me origjinë nga Izraeli. Midis viktimave janë gjyshërit e Tomit dhe babai dhe nëna e Tal Biran. Ata arritën disa ditë më parë për të vizituar vajzën e tyre dhe burrin e saj./arbresh.info/

https://twitter.com/Atlantide4world/status/1396458294835826691

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme