Fadil Hoxha i ka duart e përgjakura, nuk meriton shtatore

11:18 | 31 Mars 2015
Arbresh.info

Nga: Avni Jashari

Nuk po arri ende si ta definoi e perceptoi realitetin se si Komuna e Gjakovës dëshiron ta ngrit një bust për Fadil Hoxhën, ish prijësit komunist shqiptarë. Nuk po më habitë fakti pse ai bust po ngritët në Gjakovë, por pse Gjakova zgjodhi bash Fadilin për ta zënë një shesh diku atje në atë vend ku vite më parë, gojëdhënat e dëshmitarëve thonë se Xhavit Nimani me direktiva të Fadil Hoxhës, largonte nga rreshti qytetar gjakovar për të mos i pritur më e keqja në Masakrën e njohur të Tivarit, kjo pak a shumë lidhët edhe me faktin se si në masakrën Tivarit nuk pati asnjë gjakovarë. Madje historiani i njohur, Zekeria Cana e vërteton fare mirë këtë fakt në librat e tij “Ditari i Robërisë” 1998-1999 ku shkruan se: “në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim.”

Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 – 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4.000-jët. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.
Komuna e Gjakovës donë ta çojë deri në fund punën e përmendores, për Fadil Hoxhën. Por a po harron komuna në fjalë se më 1981, kur protestuesit shqiptarë kishin nisur përpjekjet për shtetin, ishte vet Hoxha ai që kishte goditur duke i quajtur ‘pleh i Kosovës’, duke e përmendur edhe fjalinë e famshme ‘ bira e minit 300 grosh’.

Fjala e FADIL HOXHES para aktivit politik të Prishtineë,me 3 prill 1981, me titull: Demonstratat qenë të orientuara në radhë të parë kundër popullit shqiptar

“Shoqe dhe shoke, dëshiroj të them menjëherë në mënyrë të qarte, se ngjarjet janë vepër e kurdisur mjeshtrisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevulucionit, e armiqeve të hapet të Jugosllavise socialiste. Elementet armiqesore po tentojne me parulla të rrejshme dhe demagogjike, ne esence me kerkesa nacionaliste dhe shoveniste të mashtrojne dhe të çojnë ne rruge të gabueshme nje numer të rinjve.Per ne nuk është i panjohur fakti se armiqtë tanë me parullen “KOSOVA REPUBLIKE” përherë manipulojnë kur tentojne të sulmojne sistemin tone nga arsenali armiqesor.Kjo nuk është ndeshje e pare qe luftojme kundër tyre. ATA janë ARMIQTE E NJOHUR,ata kane qene nder armiqtë kryesor të LNÇ-së dhe të revulucionit. Ata pak tradhtare të mjerueshëm me parulla demagogjike dhe armiqësore, keta elemente armiqësore fare të paturpshëm dënohen nga gjithëpopujt.(sic)” (Fjala e Hoxhës është edituar origjinal pa ndërhyrje).

A ishin të tillë për Fadilin dhe klikën e tij edhe shqiptarët e masakruar në Tivar? A ishin kundërrevolucionar ata të pleq, burra, e të rinj armiq të klikës komuniste që veç pse ishin shqiptarë u masakruan pa mëshirshëm nga shokët e tyre komunist serbo-malazias! Vlerësojeni vet bashkëkombësit e mi.
Fare në fund si qytetarë i Kosovës i drejtohem publikisht Komunës së Gjakovës, se më mirë është ta ndërtoi një memorial pikërisht për këtë masakër makabre sesa të ndërtoi e thur lavde për ata të cilët e pinë gjakun e shumë qytetarëve kosovarë – shqiptar vetëm e vetëm që të mos ua prishur privilegjet jetësore të tyre dhe të bëheshin të dëgjueshmit të pa kompromis titist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme