Festa e”Plisave” në kryeqytet

20:12 | 23 Maj 2021
M. A.

Grupi i tifozëve “Plisat” ka nisur festën në kryeqytet, pasi klubi i futbollit Prishtina u shpall kampion i Kosovës. “Plisat” kishin paralajmëruar për organizimin e kësaj feste, ndërsa ditë më parë kanë bërë edhe vendosjen e flamujve.

Në ndeshjen e fundit për këtë sezon, “bardhekaltrit” pësuan disfatë si vendas ndaj Ballkanit me rezultat të thellë 5-2.

Prishtina në këtë sezon grumbulloi gjithsej 78 pikë, nga 24 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje. Kryeqytetasit fituan titullin pas tetë vjetësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme