Google ADS

Kryediplomati amerikan përsërit rëndësinë e marrëdhënieve turko-amerikane

18:35 | 23 Maj 2021
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve turko-amerikane.

Vazhdimi i bashkëpunimit me aleatin tonë të NATO-s Turqinë për prioritetet e përbashkëta është me rëndësi të madhe“, shkroi Antony Blinken në Twitter pas një telefonate që kishte me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Ai përsëriti mbështetjen amerikane për bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, të cilat janë aleatë të Amerikës në NATO-s.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price gjithashtu bëri një njoftim rreth bisedës telefonike Blinken-Çavuşoğlu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme