Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga shembja e një kabine teleferiku në Itali, ndërsa dy fëmijë ndodhen në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në teleferikun Stresa-Mottarone , në provincën Verbania-Cusio-Ossola, ku një kabinë ra në një nga pikat më të larta të rrugës.
Nga aksidenti humbën jetën 13 nga 15 personat që ndodheshin në kabinën e teleferikut.
Mediat vendase bëjnë me dije se dy fëmijë, të moshës nëntë dhe pesë vjeç, u dërguan nga shërbimet e urgjencës në spitalin në Torino në gjendje të rëndë.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të dëmtimit të një litari në pjesën më të lartë të trasesë e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore, arrin një lartësi prej 1,491 metrash.
Kabina ra njëqind metra nga shtylla e fundit. Udhëtimi zgjat rreth njëzet minuta.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...