Rusia i dhuroi Serbisë tanke T-72MS dhe makina të blinduara të zbulimit BRDM-2MS me vlerë rreth 75 milionë euro, dorëzimi i të cilave u bë në kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviç”.
“Ky është një donacion i Federatës Ruse për Ushtrinë e Serbisë në vlerë prej rreth 75 milionë eurosh, e cila përbëhet nga 30 transportues të blinduar BRDM-2MS dhe 30 tanke të modernizuar T-72 MS, bazuar në marrëveshjen e rënë dakord në Soçi nga dy presidentët Vuçiç dhe Putin. Ne jemi shumë mirënjohës për Federatën Ruse, sepse ky është një përforcim i rëndësishëm për Ushtrinë e Serbisë”, tha ministri i Mbrojtjes Nebojsa Stefanoviç pas dorëzimit, transmeton Anadolu Agency.
Ai rikujtoi se pjesa e parë e këtij donacioni, 11 tanke T-72 dhe dhjetë transportues të blinduar, u ekspozuan gjithashtu në Nish në nëntor.
“Sot, kur ato janë kompletuar dhe kur në fakt të dy, batalioni tankist dhe batalioni BRDM-2MS janë plotësuar, ne ekspozojmë këto armë, të cilat do të jenë për forcat e këmbësorisë dhe të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë tona operacionale”, shtoi ai, njoftoi ministria.
Kurti: Nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit Afr...
Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmorë për të treguar edhe një he...
Rama ndan projektin e shkollës profesionale “Arben Broci” në...
Zelensky: Jemi afër përfundimit të luftës
Një vit nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Serbët po përgatiten t...
Njëvjetori i rënies heroike, Sindikata e Policisë përkujton ...