Policia e Kosovës e ka vlerësuar si të tensionuar situatën në fshatin Shipashticë e Poshtme të Kamenicës, ku banorët e këtij fshati kanë protestuar gjatë ditës së diele.
Sipas policë disa banorë kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët komunal ku nuk i kanë lejuar të fusin invertarin në objektin e shkollës, të cilën komuna ka planifikuar ta kthejë në çerdhe.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për arbresh.info se policia ka përdorur sprej për ta qetësuar situatën.
“Ju njoftojmë se me 23 maj 2021 te shkolla fillore në fsh-Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë banoret e fshatit e kane bllokuar derën e hyrjes se shkollës me qellim për mos ti lënë zyrtaret komunal qe te vendosin Brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë.
Ne vendin e ngjarjes janë tri patrolla policore të PK-së , mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banor te fshatit ne shenje pakënaqësie ku me këtë rast janë sulmuar zyrtaret komunal , për ta futur situatën nën kontroll është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtareve policore”, ka thënë Hashani.
Për këtë protestë ka reaguar edhe kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ka thënë se kundërshtimi i disa banorëve është për keqardhje, duke akuzuar edhe ministren Nagavci për tensionim të situatës./arbresh.info/
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...