Google ADS

Klopp: Mezi pres të shoh tifozët në “Anfield”

11:31 | 23 Maj 2021
Përparim Bublaku

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se është i emocionuar për rikthimin e tifozëve në “Anfield”.

Liverpooli do të luaj ndeshje ne fundit të sezonit kundër Crystal Palace dhe skuadrës së Klopp i duhet fitorja e domosdoshme.

Ata janë me fat, sepse me rregullat e reja dhe lehtësimin e masave anti-COVID, në “Anfield” do të jenë të pranishëm rreth 10 mijë tifozë që do të mbështesin skuadrën ta arrijnë objektivin e tyre.

Sigurisht, edhe menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk la pa përmendur ndikimin e tyre.

Ai duke folur për uebfaqen e klubit u shpreh i emocionuar me rikthimin e tifozëve.

“Mirësevini, mezi po pres! Ku keni qenë gjithë kohën? Kam shumë pyetje për ju, u desh të vazhdonim pa ju”, tha ai.

“Është lajmi më i mirë për një kohë shumë të gjatë të jem i sinqert. Nëse do të më kishit thënë vite më parë, ‘Anfield me 10,000 përsona’, do të kisha thënë ‘Çfarë? Kjo duhet të jetë një kohë vërtet e keqe’”, tha Klopp.

“Por “Anfield” me 10 mijë persona tingëllon si një mrekulli. Mezi pres të dal e të shoh tribunat. Më herët kishim 2 mijë dhe ishte e mrekullueshme, imagjinojeni tani me 10 mijë”, deklaroi Jurgen Klopp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme