Meta: Shqipëria, e vlerësuar që u zgjodh për stërvitjen ushtarake “Defender 21”

11:13 | 23 Maj 2021
Përparim Bublaku

I pranishëm në një ceremoni të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes ushtarake Defender 21 ka qenë edhe Presidenti Ilir Meta. Ai ka thënë se kjo stërvitje është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Gjithashtu ai u shpreh se vendi ynë është i vlerësuar për faktin që i është zgjedhur vendi ynë për këtë ngjarje të madhe ushtarake.

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe “Nënë Tereza”. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë. Mbështetje dhe shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive dhe kapaciteteve të trupave tona të mbrojtjes. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Edhe pjesa e mbetur e kësaj stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme në arritjen e objektivave. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve, por dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës për organizimin dhe zhvillimin e kësaj stërvitje të rëndësishme. Si vend anëtar i NATO-s jemi të vlerësuar për këtë fakt sikurse siç theksova në nisje të kësaj stërvitje NATO është aleancë e madhe dhe mbështetja e popullit shqiptar ndaj saj është unanime, ashtu sikurse edhe vokacioni ynë europian. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, dhe t’i inkurajoj të jenë të gatshëm për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme