Superliga e Kosovës vjen me duele interesante në kuadër të xhiros së 36-të.
Prishtina e ka siguruar titullin kampion për edicionin 2020/2021, por duelin e fundit e ka me skuadrën e Ballkanit.
Sidoqoftë, duelet më të zjarrta do të jenë ato të luftës për mbijetesë, shkruan lajmi.net.
KF Llapi – Feronikeli
Ky duel është tejet i rëndësishëm për Feronikelin për të evituar rënien nga liga. “Nikli” ka 41 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë, një pikë më shumë se Arbëria dhe dy më shumë se Trepça 89’.
Në rast të disfatës dhe fitores së Arbërisë dhe Trepçës, ata do të binin nga Superliga.
Drita – Arbëria
Drita e ka humbur luftën për titullin kampion, por Arbëria po mban shpresat për mbetje në elitë.
Skuadra nga Lipjani qëndron në vendin e tetë me 40 pikë dhe një fitore eventuale do të siguronte qëndrimin në ligë. Shpresa e dytë për skuadrën e Arbnor Morinës është një barazim dhe humbja e Feronikelit.
Trepça 89 – Drenica:
Dueli i drejtpërdrejt për mbijetesë, Drenica ka 42 pikë dhe mban vendin e gjashtë ndërsa Trepça vendin e parafundit me 39 pikë.
Drenica me një barazim mund të shpëtojë, por me një humbje do të rrezikonte që të binte në pozitën e tetë, ndërsa për Trepçën vetëm fitorja mund ta shpëtojë atë nga rënia.
FC Besa – SC Gjilani:
Besa ka humbur luftën për mbijetësë dhe do të luajë në Ligën e Parë në sezonin e adhshëm, megjithatë kjo gjë nuk po i ndalon pejanët të realizojnë futboll të bukur dhe kualitativ.
Edhe Gjilani i ka arritur objektivat, por edhe skuadra e Munishit po tregon paraqitje të mira.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?