Një letër e shkruar nga dora e shkencëtarit Albert Ajnshtajn, në të cilën është edhe formula e tij e famshme – E=mc2 -, është shitur për 1.2 milion dollarë në ankand.
Kjo letër është në mesin e vetëm katër dokumenteve të njohura që e përmbajnë formulën dhe dorëshkrimin e Ajnshtajnit dhe e vetmja që ndodhet në një koleksion privat, sipas shtëpisë së ankandeve “RR Auction”.
Për shkak se kjo formulë me dorëshkrimin e Ajnshtajnit ndodhet në shumë pak dokumente, të interesuarit krijuan konkurrencë të madhe për ta blerë letrën. Pas pesë ditëve në ankand, letra më në fund u shit me çmim tri herë më të lartë sesa ishte pritur. Atë e bleu një koleksionist anonim.
Formula e famshme, që tregon se energjia është e barabartë me masën here shpejtësinë në katror, e kishte revolucionarizuar shkencën e fizikës duke dëshmuar se koha nuk është absolute dhe se masa e energjia janë ekuivalente, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse ai fillimisht e kishte publikuar formulën më 1905 pas zhvillimit të teorive rreth relativitetit, Ajnshtajni e kishte përfshirë këtë formulë në letrën dërguar fizikanit amerikan, Ludwik Silberstein, në tetor të vitit 1946.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...