Dy njerëz janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave masive në qytetin amerikan Minneapolis.
10 personat e qëlluar përfshinin pesë burra dhe pesë gra.
Dy nga burrat vdiqën dhe një tjetër u dërgua në spital në një gjendje kritike. Shtatë personat e tjerë të plagosur raportohet se kanë lëndime që nuk konsiderohen të rrezikshme për jetën.
Sipas medieve ndërkombëtare, raportohet se deri më tani nuk është arrestuar asnjë person lidhur me rastin.
Zëdhënësi i policisë, John Elder tha se të shtënat me armë erdhen nga dy burra në një turmë që u futën në një grindje, të cilët nxorën armët dhe filluan të shtënat.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...